
Në një lidhje skype me ‘MCN Live’ politologu Alban Daci ka komentuar për ringritjen e opozitës ku u ndal kryesisht te Partia e Lirisë.
Ai tha se Ilir Meta është një figurë e fortë në politikën shqiptare, ndërsa shprehet se PL po kalon si parti e qendrës së djathtë dhe nëse hynë në zgjedhje aktualisht merr më shumë vota nga të djathtët.
Sipas tij Meta ka një meritë shumë të madhe në politikën shqiptare pasi është ndër të vetmit politikanë që ka besuar te të rinjtë duke i bërë me staturë të lartë politike.
LSI ka pasur një cilësi shumë të fortë që ka pasur një organizmin shumë të fortë që ka qenë elektorati i LSI, rinia, që kanë qenë dhe votuesit dhe organizatorët më të mëdhenj, rinia i ka siguruar fitoren LSI.
Ajo ka qenë një parti e qendrës së majtë, Meta ka qenë i fortë në politikën shqiptare, sikur Meta të mbetet vetëm me Brahimllarin, ai është sërish shumë i fortë në realitetin e politikës dhe një politikan si Meta është vështirë për ta nxjerrë nga loja, por tani ai është bërë pragmatist dhe po kalon nga qendra e të djathtës.
Meta se ka problem të gjejë figura të rëndësishëm për shkak dhe të detyrave që ka ushtruar, por detyra që ai ka sot është shumë më e madhe dhe me më shumë sfida se ato që ai ka pasur më parë. Tani duhet të kuptojmë nëse Meta po kthehet thjeshtë për të qenë politikan apo për sfidat. Rithemelimi është rikthimi i Metës dhe faza tranzitore e Metës nga president në kryetar partie është e vështirë dhe ai tani duhet të përshtatet me strukturat që në të vërtetë si ka problem.
Më tej, ai tha se Meta dhe Basha kanë një të përbashkët sepse janë tradhtuar nga njerëzit më besnikë dhe kjo është një mësim për të mos besuar më.
Basha dhe Meta janë tradhtuar nga njerëzit më besnikë. Meta ka meritë të madhe në politikën shqiptare sepse është ndër të paktët politikan që ka investuar nga të rinjtë pa pasur parasysh origjinën dhe peshën që ata kanë, por i ka marrë nga hiçi dhe i ka bërë me një staturë të lartë politike.
Është ndër të paktët politikanë që ka besuar te të rinjtë duke i rritur në staturë dhe peshë politike, por një pjesë e tyre kanë shkuar te pushteti duke mos i qëndruar besnikë.



