
Ilva Gjuzi, Helena Kaçi dhe Roi Bashaj, janë disa nga prurjet e reja politike brenda kampit të Partisë Socialiste.
Duke komentuar gjuhën lavdëruse për kryeministrin të përdorur nga të rinjtë në një dalje televizive, pedagogu Shpend Gashi e konsideron sjelljen si një “servilizëm par excellence”.
“Ti bëj disa kritika konstruktive! Mos thuaj 5D-ja, por thuaj që nuk është kjo Shqipëria që na u premtua në 2013-ën. Ti po vjen si klasë e re politike, që të sjellësh frymë të re, ti vjen si Gramoz Ruçi! Ikën Elisa Spiropali vjen një Elisë tjetër, e njëjta prerje”.
Ndërsa gazetari Flogert Muça thotë se pohimet e Helenës, apo të rinjve të tjerë janë të sinqerta dhe lidhen me mungesën e eksperiencës.
“Unë Helenën e kam njohur para dy vitesh në një projekt të UNICEF ku isha trajner. Ishte brilante në projekt dhe fitoi projektin. Unë habitem pse kritikojmë Helenën që është e sinqertë. Ajo për Ramën ka shkuar aty. Edhe nuk habitemi kur e bën Flamuri, Luçiano, Ervini, Albana me Berishën. Nuk është servilizëm është sinqeritet. S’e bëjnë nga servilizmi, janë pa eksperiencë”.
Ai shton se si specialist komunikimi nuk do t'i instruktonte të rinjtë të bënin ato komente. Muça tha se një kritikë që mund t'i bëhej Ramës është fakti që është "refraktar dhe agresiv ndaj medias"
.



