Mblidhet sot Kryesia e PS, diskutohet dhe për emrin e Presidentit

Mblidhet sot Kryesia e PS, diskutohet dhe për emrin e Presidentit

Pasditen e kësaj të mërkure, Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë. Burime për MCN bëjnë të ditur se mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa pritet që ndër të tjera të diskutohet edhe për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Kryesia mblidhet disa ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist ndërsa në fillim të muajit, konkretisht më 9 prill, PD mbajti Kongresin ku edhe miratuan disa ndryshime në statut. Nga ky Kongres u shkarkuan në bllok 61 kryetarët aktualë të PS në rang bashkie.

Po ashtu pritet të diskutohet edhe për emrin e mundshëm të Presidentit të ri. Dje kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se në javën në vijim do të zhvillohet takimi me shoqërinë civile për të dëgjuar propozimet e tyre, ndërsa i bërë ftesë edhe grupeve parlamentare të opozitës që t’i bashkohen bisedimeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy