
OSBE ka mbledhur këtë të martë tryezën e dytë për reformën zgjedhore në nivel teknik.
Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa janë prezent dhe përfaqësues të opozitës joparlamentare.
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbylljes së parë të diskutimeve, bashkëkryetari reformës zgjedhore Damian Gjiknuri deklaroi se në fokus të diskutimeve ka qenë financimi i partive politike.
Duke e cilësuar si një temë me rëndësi, Gjiknuri i bëri apel PD që paraqesë propozimet e saj në lidhje me këtë çështje.
“Ne Partinë Demokratike e presim me propozime konkrete dhe kur ti shohim të shkuara do shprehemi në lidhje me to, se deri tani nuk kemi parë gjë përveç deklaratave politike. Prezenca e PD në tryezë është e mirëpritur. Sa i përket rolit të PD, prezanca e saj në tryezë është e mirëpritur.
Unë jam i bindur që ne mund të kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë tryezë për të adresuar edhe çështje të reformimit të partive politike, sepse ajo mund të jetë një gjë që mund të trajtohet jashtë kuadrit të reformës zgjedhore, Pra, legjislacioni i ri për financimin e partive politike do të përfshije edhe partitë kryesore shqiptare që në këtë rast është edhe PD”, u shpreh Gjiknuri.
PD në këtë tryezë përfaqësohet nga sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso.



