Përfaqësues të PD-së kanë kërkuar nga Bashkia e Tiranës, si edhe nga qëveria që t`u vijnë në ndihmë familjeve të përmbytura nga reshjet e shiut.
Deputetë dhe anëtarë të këshillit bashkian të PD-së vizituan disa familje në zonën e Misto Mames. Ata kërkuan një ndërhyrje emergjente, pasi jeta e banorëve dhe fëmijëve të tyre është në rrezik serioz.



