
Konet e inceneratorëve marrin pagesa për të dalë nëpër banaqe dhe të heqin vëmendjen nga çështjet e vërteta që prekin shqiptarët, si çmimet e ushqimeve, shtrenjtimi i karburantit dhe kostos së jetesës.
Apo nga cenimi i integritetit territorial dhe interesave kombëtare të Shqipërisë.
Kështu thotë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Ajo shton se ndërkohë, vetëm evazioni fiskal i inceneratorëve shkon 100 milionë euro.
Firmat e Ramës, Veliaj, Subashit, Agaçit, etj., janë aty, dhe vera për disa, ka për të qenë përvëluese...



