Arrestimi i Alexei Navalny/ SHBA-ja dhe BE-ja bëjnë thirrje për lirimin e tij (VIDEO)

Arrestimi i Alexei Navalny/ SHBA-ja dhe BE-ja bëjnë thirrje për lirimin e tij (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara dhe disa qeveritë evropiane kanë kërkuar lirimin e politikanit të opozitës Alexei Navalny nga paraburgimi rus. Z. Navalny, 44, u arrestua nga policia menjëherë pasi fluturimi i tij nga Gjermania zbarkoi në Moskë të dielën, raporton BBC. 

 Si fillim Sekretari i Shtetit të SHBA-së Mike Pompeo, iu bëri thirrje për lirim e menjëhershëm të tij.

“Liderët politikë të sigurt nuk kanë frikë nga zërat konkurrues, as nuk kryejnë dhunë ndaj ose ndalojnë padrejtësisht kundërshtarët politikë,”-ka thënë Pompeo.

Ndërsa këshilltari i ardhshëm i  sigurimit kombëtar të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, ka thënë se arrestimi i tij është shkelje e të drejtave të njeriut.

“Sulmet e Kremlinit ndaj Navalnyt nuk janë vetëm një shkelje e të drejtave të njeriut, por një fyerje ndaj popullit rus që dëshiron të dëgjohet zëri i tyre,” tha Jake Sullivan.

Po ashtu reagimi i Bashkimit Evropian ishte jo më pak i ashpër, ku Franca, Italia dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dërgar kërkesa për lirimin e Navalny.

Gjithashtu, reagim ka pasur dhe nga qeveria e Britanisë së Madhe, e cila ka thënë se është e shqetësuar nga arrestimi i Navalnyt.

“Në vend që të përndjekin viktimën e këtij krimi të tmerrshëm, autoritetet ruse duhet të hetojnë se si një armë kimike u përdor në tokën ruse,”-thuhet në deklaratën e tyre.

Alexei Navalny, 44 vjeç, lideri i opozitës ruse u arrestua nga policia ditën e djeshme menjëherë pas fluturimit të tij nga Gjermania, në Moskë. Ai po kthehej në vend pesë muaj pasi pothuajse u vra në një sulm me agjent nervor, për të cilin ai fajësoi autoritetet ruse. Qeveria e Presidentit Vladimir Putin mohon helmimin e Navalny. Pohimet e politikanit të opozitës janë mbështetur megjithatë nga raportet e gazetarëve hulumtues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy