Në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale gjatë seancës dëgjimore me kryebashkiakët, u ngrit shqetësim për mos prezencën e Armando Subashit të Fierit.
Në fjalën e tij deputeti demokrat Luan Baçi, mungesën e Subashit e cilësoi jo serioze.
Ardhja e kryetarëve të bashkisë në një dëgjesë është e detyrueshme, apo në dëshirën e tyre? mungesa e kryebashkiakut të Fierit, nuk është aspak serioze, çfarëdo justifikimi të thoni, mbledhje e këshillit bashkiak etj.
Në respekt të këtij komisioni të mderuar dhe këtij procesi të rëndësishëm që është i dakordësuar me mazhorancën dhe opozitën. Kjo dëgjesë nuk duhet të kishte filluar, duhet të shtyrë koha, duhej anuluar.
Në përgjigje të tij, bashkëkryetari socialist i komisionit Arbjan Mazniku, deklaroi se për kryebashkiakët që mungojnë do të lihet një datë tjetër.
Mosprezenca e kryetarit të bashkisë është problematike dhe kemi rënë dakord bashkë me bashkëkryetarin tjetër të komisionit që të lëmë një kohë në fund për kryetarët e bashkive që nuk kanë pasur kohë të vijnë, të jenë prezencë.
Kjo është dëgjesë. Kemi kryetarë të tjerë bashkish që do të dëgjohen. Nëse nuk do vijnë i kanë mohuar vetes mundësinë për tu dëgjuar para komisionit. Do t’iu jepet një datë tjetër.



