
Ronald Bejko, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa foli për kandidimin e tij dhe arsyet pse vendosi të hyjë në garë, u pyet edhe për çështjen se kjt I shërben vula në PD e përçarë.
Bejko tha se po lufton që PD të mos bjerë në duart e "non-gratës", pra Sali Berishës.
Nuk flas dot me të njëjtin regjistër se ku do të futet vula. Vula futet në kuti.
Kujt i shërben kjo vulë? Ruajtjes së PD nga non-grata. Të mos bjerë në dorën e atyre që u larguan me turp nga pushteti.
Kandidimi im në Tiranë, po bëhet që të shpëtojë Partinë Demokratike dhe ajo të mos zhduket!



