Meta: Shqipëria e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë, pasojë e mjekësisë koncesionare

Meta: Shqipëria e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë, pasojë e mjekësisë koncesionare

Fondacioni Europian i burimeve njerëzore të kualifikuara e rendit Shqipërinë si vendin e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë. Një tregues dramatik dhe alarmant i përkeqësimit të shërbimeve, por edhe të gjendjes shëndetësore të popullatës.

Është ky mesazhi i Presidentit Ilir Meta në rrjetet sociale, teksa thotë se kjo është pasoja e dëmeve të pallogaritshme që prodhoi mjekësia koncensionare, korruptive dhe e trajtimeve fiktive, që u mbylli shtigjet e karrierës dhe të profesionit mijëra të rinjve mjekë dhe infermierë, që u detyruan të braktisin Shqipërinë për të shërbyer në klinikat dhe spitalet e Gjermanisë dhe Europës.

Kreu i shtetit shton se kjo është dhe arsyeja se pse renditemi ndër të parët në kontinent për numrin e lartë të vdekjeve nga pandemia COVID-19 në raport me popullsinë, për shkak të mangësive alarmante në personel të kualifikuar dhe pajisje shëndetësore, që ndikuan në strategjinë e gabuar që u ndoq në zbulimin, parandalim dhe mjekimin e duhur.

Nuk ka sesi të mos renditemi të parët edhe për frekuencën e shfaqjeve të sëmundjeve sistemike dhe kronike, thotë ai, kur një mjek paguhet 20 herë më pak se një tellall i Qeverisë që del çdo natë në banaqet televizive dhe paguhet si drejtor marketingu në spital.

Presidenti bën thirrjen e fortë se largimi i mjekëve dhe i infermierëve duhet të ndalet dhe do të ndalet vetëm kur të çmontohet kapja e sistemit nga pak duar oligarkësh të cilët po mbajnë peng shëndetin e popullit, por edhe karrierën dhe të ardhmen e profesionistëve të shëndetit.

Koha për të ndalur këtë shkretim të programuar nga “Rilindja”!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy