Gara për Lushnjen/ PS kërkon sërish bashkinë, përballë Indrit Sefës dhe Elton Banos (VIDEO)

Gara për Lushnjen/ PS kërkon sërish bashkinë, përballë Indrit Sefës dhe Elton Banos (VIDEO)

Lushnja e cila mbeti pa kryebashkiak 8 muaj më parë, sot do t’i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri.

Më 6 korrik të viti që shkoi, SPAK i vuri prangat Fatos Tushes, kryetarit socialist i cili drejtoi  bashkinë e 7 më të madhe në vend për 10 vite , nga 2011-ta deri në 2021-shin, kur u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Kaq mjaftoi që vetëm një ditë më pas, më 7 korrik, kryeministri Edi Rama ta shkarkonte nga detyra, e madje ta përjashtonte edhe nga partia, duke i kujtuar se përgjegjësia është personale.

Arrestimi i Tushes, bëri që Lushnja të ishte bashkia e 6 në vend pa kryetar, drejtimin e së cilës e mori nënkryetarja Eriselda Sefa.

Ndonëse për një mandat të shkurtër, vetëm 1 vit, deri në 2023-shin, kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme lokale, qytetarët lushnjarë do të zgjedhin mes 3 kandidaturave.

Socialistët i besuan kryetares te komanduar, Eriselda Sefës, e angazhuar që prej vitit 2006 në qeverisjen vendore, Shefe e kabinetit të Fatos Tushes, e më pas nënkryetare e Bashkisë. Me një profil jo vetëm institucional, por edhe politik, Sefa synon të jetë gruaja e parë që e drejton këtë bashki.

Por përballë, si kurrë më parë, socialistët do të kenë jo një, por dy demokratë, si rezultat i përçarjes së partisë demokratike në dy kampe, në të Bashës e të Berishës.

Lulzim Basha synon tua rikthejë Lushnjen demokratëve me Indrit Sefën, pas një rekordi prej 3 mandatesh të Fatos Tushes dhe Partisë Socialiste, e cila e ka drejtuar qytetin për 15 vite që nga viti 1992.

Sefa me profesion avokat, u emërua vetëm dy muaj më parë si sekretar për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, për t’ju besuar më pas një tjetër detyrë e rëndësishme, të fitojë Lushnjen socialiste, aty ku Edi Rama duket se angazhuar thuajse të gjithë kabinetin e tij qeveritar në mbështetje të Eriselda Sefës.

Që nga kreu i Grupit parlamentar, Taulant Balla, e deri tek ministret Balluku, Kushi, Manastirliu dhe Krifca, të cilat nuk e kanë lënë vetëm Sefën në këtë fushatë.

Por sfidën, kandidati i Bashës nuk do ta ketë vetëm me të besuarën e Taulant Ballës, por me një tjetër demokrat, Elton Banon e Berishës, I cili në këto zgjedhje do të garojë nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Në betejën mes Bashës apo Berishës, Bano zgjodhi këtë të fundit..

Elton Bano nuk ishte përzgjedhje e rastësishme e ish-kryeministrit, pasi është djali i ish-deputetit të PD-së, Ilir Bano.

Në Lushnje beteja duket se do të jetë e fortë! Do t’ja besojnë lushnjarët edhe njëherë bashkinë socialistëve? Apo votat në këto zgjedhje do të shkojnë mes dy kandidatëve demokratë?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy