‘Të zhytur në varfëri’, Basha vizitë në Kamëz: Me mua të pamundurit nuk do braktisen

‘Të zhytur në varfëri’, Basha vizitë në Kamëz: Me mua të pamundurit nuk do braktisen

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot në Kamzëz ku është takuar me qytetarët të cilët sipas tij janë në një gjendje të mjerueshme. Numri 1 i opozitës thotë se njerëzit atje ishin të zhytur në varfëri dhe të braktisur nga qveria.

“Qytetarë të papunë, biznese të zhytura në borxhe, taksa dhe fatura të larta si dhe ulja drastike e fuqisë blerëse janë kryefjalë në jetën e çdo fshati, lagjeje dhe qyteti të Shqipërisë.

Në 7 vjet RAMAVIRUSI rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që i'u mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve.

Ndërsa shqiptarët varfërohen, oligarkët vazhdojnë të shtojnë pasuritë që i bashkëndajnë me qeveritarët,”-deklaron fillimisht Basha.

Më tej kreu i PD-së shpalos objektivin që ai kur të marrë në dorë drejtimin e vendit. Basha thotë se të pamundurit nuk do të braktisen, por me buzhetin e shtetit do t’u mundësohet bukë, ujë dhe drita, ashtu siç bën e gjithë botë.

“Qytetarëve të Kamzës dhe çdo shqiptari sot i duhet një qeveri normale që t'iu krijojë mundësi për të jetuar e punuar.

Në planin tonë të pamundurit nuk do të braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t'iu mundësojë, bukë, ujë e drita siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë. Ne do të ulim taksat në mënyrë që ato para që sot shkojnë ne xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investitorët e huaj që mundësojnë vende pune. Nën qeverisjen tonë ata nuk do të përzgjedhin më Maqedoninë e Veriut e Serbinë, siç po ndodh sot.

Mbështetja e sipermarrësve të rinj dhe punësimi i të rinjve do të jetë ndër prioritetet kryesore të miat dhe të Partisë Demokratike,”-e mbyll Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy