Vasili: S’e kisha menduar të isha kryetar i LSI-së

Vasili: S’e kisha menduar të isha kryetar i LSI-së

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës dhe zgjedhjen e tij në krye të LSI.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur” në ‘News24’ kreu i ri i LSI tha se nuk e kishte menduar asnjëherë se mund të ishte ai kreu i ri i LSI.

Ai u shpreh se Presidenca kërkoi Ilir Metën, jo Meta Presidencën.

“Jo nuk e dija asnjëherë se mund të isha unë kryetar i LSI. Kjo situatë erdhi pas zhvillimeve për zgjedhjen e presidentit, pasi ne pritëm disa raunde në mënyrë që të bëhej edhe opozita pjesë. 

Presidenca kërkoi Ilir Metën, jo Meta Presidencën. Ne i kemi shërbyer me sinqeritet çdo elementi që pasuronte hapësirën e kompromisit me opozitën. 

Zgjedhja e presidentit ishte në një moment rrufe, pasi vendi ishte drejt një paqëndrueshmërie. Kërkohej një figurë e lartë dhe e sprovuar që shoqëronte politikën shqiptare prej disa kohësh. Nuk kishte mundësi tjetër përveç Ilir Metës në këtë moment”- tha Vasili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy