Beteja për Durrësin/ Sako, Hoti, Muka në garë për drejtimin e qytetit bregdetar (VIDEO)

Beteja për Durrësin/ Sako, Hoti, Muka në garë për drejtimin e qytetit bregdetar (VIDEO)

Durrësi është cilësuar gjithmonë një qark me peshë, jo vetëm për shkak të numrit të popullsisë dhe rëndësisë strategjike, por dhe për betejën elektorale që ka ofruar ndër vite. Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, rreth 260 mijë qytetarë durrsakë do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur të parin e qytetit të tyre. 

Ndër vite, qyteti bregdetar ka prodhuar rezultate të ndryshme ku herë është cilësuar bastion i së majtës, dhe të tjera herë i së djathtës, ndonëse nëse i referohemi lokaleve, që prej vitit 2007, kjo bashki është drejtuar nga socialistët, ku për tre mandate në krye të saj ka qenë, Vangjush Dako, i cili u tërhoq nga kandidimi për një mandat të katërt, pasi departamenti amerikan i shtetit e shpalli non grata për përfshirje në korrupsion në vitin 2019.

Megjithatë, qytetarët e bashkisë së Durrësit do të shkojnë në kutitë e votimit, pasi kryebashkiakja  e sapodalë nga zgjedhjet e 2019, Valbona Sako, dha dorëheqjen nga posti për shkak të një deklarate të pamatur, pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Për këtë arsye, Durrësi do duhet të zgjedhë më 6 mars, mes të besuarve të partisë socialiste, partisë demokratike dhe koalicionit Shtëpia e Lirisë, një bashkëpunim mes komisionit të Rithemelimit të mbështetur nga Sali Berisha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Emirjana Sako, e diplomuar për arkitekturë do ta niste karrierën e saj pikërisht në Bashkinë e Durrësit, . Edhe pse nuk vinte nga politika aktive, Sako do të merrte jo pak vëmendje në skenën mediatike. Ndonëse që në fillim të detyrës u përball me sfidat e procesit të rindërtimit, ajo u kritikua nga qeveria për keqmenaxhim të ujit të pijshëm, ndërsa së fundmi partia demokratike ka depozituar ndaj saj një padi në SPAK, si pjesë e skandalit të incineratorëve. Gjithashtu Sako, është shigjetuar nga opozita dhe si hija e ish kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili është cilësuar dhe si mbështetësi kryesor i saj.

Demokratët do të shkojnë të ndarë në këto zgjedhje, pasi do duhet të zgjedhin mes kandidatit që mbështet kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha dhe atij që mbështet lideri historik i kësaj partie, Sali Berisha.

Luan Hoti, drejtuesi i degës së partisë demokratike në Durrës, i cili pasoi në post Ferdinand Xhaferrin, është i besuari i Lulzim Bashës për drejtimin e kësaj bashkie. Nën moton bashkë për Durrësin, Hoti nuk do të ketë përballë vetëm kundërshtarët historikë, por do duhet të bindë demokratët që ai vetë është zgjedhja me e mire edhe se kolegët  me të cilët dikur bashkëpunonte.

Ardian Muka, 55 vjeçari me profesion urbanist është kandidati me të cilin do të përfaqësohet në zgjedhjet e 6 marsit, koalicioni Shtëpia e Lirisë, I cili gëzon mbështetje të gjerë nga baza demokrate.

Megjithatë, përballja pritet të jetë e fortë në këtë qark, pasi përveç kandidatëve një rol të rëndësishëm në fushatë kanë patur dhe dy të shigjetuarit kryesore të ambasadores amerikane Juri Kim, ish kryeministri Sali Berisha dhe ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, të dy të shpallur non grata nga departamenti amerikan i shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy