Rakipi i numëron kullat në Tiranë, sqarimi i kryeministrit

Rakipi i numëron kullat në Tiranë, sqarimi i kryeministrit

Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ylli Rakipi pyeti ndër të tjera kryeministrin Edi Rama lidhur me ndërtimet me vlerë që identifikonin Tiranën duke i zëvendësuar ato me ndërtime të reja.

Kryeministri mohoi ndërtimin ngjitur me Sahatin e Tiranës duke thënë se fotografitë e shfaqura në emision ishin me efekte, ndërkohë lidhur me Teatrin Kombëtar Rama tha se “as Enver Hoxha nuk e vuri në monumentet e Kulture Teatrin Kombëtar, se nuk është monument kulture”.

Pjesë nga intervista në MCN:

Ansambin italian ti mund të mos e kishe prishur, për stadiumin dhe të gjithë, një pjesë të teatrit

Rama: Atë pjesë të stadiumit e ke aty, është restauruar. Kur të çlirohet situata shko në Berlin.

Edhe Sahatin e keni bllokuar me hekura, Sahati iku?

Rama: Është efekti i fotografisë.

Qendrën e Tiranës që ndërtuan italianët mund ta lije. I ke prishur, ke ndërhyrë tek ½.

Rama: Të mbanim atë stadium, atë teatër? Nuk kam ndërhyrë në asgjë që është vlerë. As Enver Hoxha nuk e vuri në monumentet e Kulture Teatrin Kombëtar, se nuk është monument kulture. Stadiumin italianët e bënë, por edhe këtë italianët e bënë.

Ka gurë në det që po i prishe futesh në burg.

Rama: Kemi dhe ne një shkëmb në Mirditë që e ruajmë.

Për të ndërtuar këto kulla shkon 3500, ka shqiptarë që i blejnë?

Rama: Po kush i blejnë UFO-t.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy