Vizita në Kalabri/ Meta: Të përpiqemi që trashëgimia kulturore Arbëreshe të jetë pjesë e UNESCO-s

Vizita në Kalabri/ Meta: Të përpiqemi që trashëgimia kulturore Arbëreshe të jetë pjesë e UNESCO-s

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës zyrtare disa ditore që po zhvillon në komunat e banuara nga arbëreshët në Kalabri u prit nga Ipeshkvi i Eparkisë së Ungrës, Hirësia e Tij Donato Oliverio në Katedralen e Civita.

Meta u shpreh se, pati gjithashtu kënaqësinë e veçantë të merrte pjesë në meshën e shenjtë të Javës së Madhe të Pashkës.

“Mirënjohje të thellë për veprimtarinë e çmuar të Hirësi Oliverio në mbështetje të bashkësisë Arbëreshe në Itali, në veçanti për përpjekjet e Tij të pareshtura në ruajtjen dhe përcjelljen e riteve fetare dhe të traditave kishtare në gjuhën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, theksoi Meta.

Të dyfishojmë përpjekjet tona që trashëgimia kulturore Arbëreshe, “Moti i Madh”, të jetë pjesë e UNESCO-s, sepse është një pasuri unike jo vetëm për Shqipërinë dhe Italinë, por edhe për Europën dhe botën.

Poashtu presidenti Meta vizitoi sot Frascineton, një nga katundet më të bukur Arbëreshe të Kalabrisë. 

Në Frascineto, një nga katundet më të bukur Arbëresh të Kalabrisë, ku spikat mikpritja tradicionale shqiptare dhe prej shekujsh trashëgohen gjuha, traditat, zakonet, veshjet, ritet fetare dhe kultura e "Motit të Madh" të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Mirënjohje Arbëreshëve tanë të dashur dhe autoritetet të larta vendore dhe rajonale për pritjen e veçantë, që më nderon.

Të marrim forcë nga rrënjët tona shumë të forta, për të fituar të gjitha sfidat e së ardhmes!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy