U shkarkua nga Lulzim Basha/ Paloka-anëtarëve: Bashkohuni me PD-në e rithemeluar!

U shkarkua nga Lulzim Basha/ Paloka-anëtarëve: Bashkohuni me PD-në e rithemeluar!

Pas vendimit të marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë në Partinë Demokratike për shkarkimin e tij, Edi Paloka ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. Kryetari i Këshillit Kombëtar thotë se Kuvendi u mblodh me kërkesë të delegatëve të tij dhe mori disa vendime historike.

Paloka thekson se në Kuvendin e 11 dhjetorit ishin pjesë një numër jo i vogël i anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Ai i bëri thirrje pjesës së anëtarëve që nuk iu bashkuan Kuvendit sot që t’i bashkohen PD-së për ta rithemeluar dhe të mos “bëhen pjesë e lojës të atyre që për karrige janë gati të shkelmojnë interesat e demokratëve”.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Sot Kuvendi i PD, për herë të parë u mblodh me kërkesë të delegatëve të tij dhe mori vendime historike, të rëndësishme në bazë të të cilëve qëndron rithemelimi i PD.

Në Kuvendin e demokratëve të lirë, sot morën pjesë një numër jo i vogël prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Unë ju bëj thirrje dhe pjesës tjetër të anëtarëve, t’i bashkohen PD të rithemeluar sot me vullnetin e shumicës përfaqësuese të demokratëve e të mos bëhen pjesë e lojës të atyre që për karrige janë gati të shkelmojnë interesat e demokratëve, për më tepër, nga sot, pa asnjë tagër për të mbledhur Këshillin Kombëtar.

Këshilli Kombëtar, pas Kuvendit Kombëtar është organi më i lartë i PD dhe anëtarët e tij duhet të përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e demokratëve, vullnet që u shpreh qartazi sot në Kuvendin për rithemelimin e PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy