Deputeti Ervin Salianji thirret në SPAK

Deputeti Ervin Salianji thirret në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është përgjigjur thirrjes së SPAK për t’u paraqitur  në prokurori.

Për më shumë se 35 minuta Salianji qëndroi në zyrat e prokurorëve të SPAK, ndërkohë nuk dihet se për cilën çështje konkretisht ai u mor në pyetje. Për këtë takim deputeti ishte njoftuar përmes telefonit një javë më parë.

Ndërkohë nuk dihet nëse dëshmia e tij lidhet më çështjen ndaj Rezart Taçit dhe pas një debati që ai pati në seancë plenare disa javë më parë me ish-zv kryeministrin Erjon Brace, ku e akuzonte këtë të fundit se ishte bërë pjesë e aferave te Taçit dhe kishte dalë në përgjimet e Antimafias Italiane.

Pasi la zyrat e  prokurorisë së posaçme Salianji tha se nuk kishte gjë për të bërë publike dhe nëse gjerat që diskutoi me prokurorët do të thuheshin, ato do ti kishte bërë publike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy