Nano: Ramën nuk e akuzon dot njeri për kontroll të sistemit të drejtësisë  (VIDEO)

Nano: Ramën nuk e akuzon dot njeri për kontroll të sistemit të drejtësisë (VIDEO)

Në studion e lajmeve të MCN TV, analisti Mustafa Nano tha se nuk mund të hiqet paralele mes raporteve të presidentit serb me gjyqësorin dhe Ramës me institucionet e drejtësisë në Shqipëri. Nano tha se kryeministri Rama nuk është përpjekur kurrë të pengojë drejtësinë. 

  

Në këtë pikë, krahasimi çalon. Rama akuzohet sot se ai ka marrë në mbrojtje disa socialistë të rëndësishëm përballë kërkesës së SPAK për t’i arrestuar. Por ai nuk i ka vënë shkopinj nën rrota sistemit, nuk e ka marrë nën kontroll. Një akuzë të tillë Ramës askush nuk ia ka bërë. Drejtësia e ka goditur brinjë më brinjë PS-në, pra këtu çalon krahasimi. 

 

Nano u pyet edhe për ministrin Hoxha, i cili u distancua sot nga vëllai që rezulton të jetë në hetim me grupin e AKSHI-t. 

 

Jam dakord me qëndrimin që mbajti. Përsa kohë nuk e dimë nëse është fajtor, tani vëllai është vëlla. Secili varet nga këmbët e veta. Nëse nesër provohet që vëllai është i përfshirë apo që është ndihmuar nga i vëllai në pushtet. Por përsa kohë nuk ka asnjë provë që implikon ministrin duhet të lëmë SPAK-un të bëjë punën e vet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy