
Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe thotë se qeveria duhet të ndalojë me ligj, dhënien e koncesioneve kompanive që rezultojnë të regjistruara në parajsa fiskale.
I ftuar në emisonin "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Braçe komentoi debatin me ministrin Ahmetaj dy javë më parë në komisionin e Ekonomisë, ku kërkoi numrin e këtyre kompanive të cilat operojnë në Shqipëri.
"Qeveria ka sjellë në Kuvend ligjin e ri për koncesionet dhe do ketë një proces të shëndetshëm. Ai ligj është baza e duhur për të analizuar edhe atë shqetësim që kam ngritur unë.
Ministri iu referua kompanisë që merret me markimin e karburanteve, ajo vjen nga një parajsë fiskale dhe brenda saj ishte një njeri, shtetas shqiptar, i larguar prej kohësh, i lidhur me një seri gjërash me familjen e ish-kryeministrit Berisha.
Transparenca, për të gjitha kontratat e koncensioneve, ku përfituesi kanë origjinën e kompanisë në parajsa fiskale, duhet të jetë maksimale. Kompani që vijnë nga parajsat fiskale për koncesione në Shqipëri duhet të ndalen. Ministri thotë se nuk ka ligj për këtë gjë", u shpreh Braçe.
Z.Braçe, pyetjet që i keni drejtuar z.Ahmetaj, lidhur me kontrantat e fituara nga kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale. Keni marrë përgjigje nga z.Ahmetaj për koncesionet off-shore të cilat siç tha nuk i ndalon ligji...
Qeveria ka sjellë në Kubvend ligjin e ri për koncesionet dhe do ketë një proces të shëndetshëm. Të enjten konferenca e kryetarëve përcakton punimet e Kuvcendit dhe do jetë në rendin e ditës gjatë muajit dhjetor. Ai ligj është baza e duhur për të analizuar edhe atë shqetësim që kam ngritur unë. Do duhet të bëhet një mbledhje grupi ku do të parashtroj po atë shqetësim që ngrita në komisionin e Ekonomisë. Pastaj do testojmë vullnetin e maxhorancës.
Ahmetaj mori rastin e një off-shore për një njeri që ka qenë pranë qeverisë Berisha...
Kjo historia e fakteve dhe provave kohët e fundit ka ardhur në vëmendjen e opinionit publik. Unë s'mund të flas pa fakte. Ministri iu referua kompanisë që merret me markimin e karburanteve, ajo vjen nga një parajsë fiskale dhe brenda saj ishte një njeri, shtetas shqiptar, i larguar prej kohësh, i lidhur me një seri gjërash me familjen e ish-kryeministrit Berisha. Transparenca, për të gjitha kontratat e koncensioneve, ku përfituesi kanë origjinën e kompanisë në parajsa fiskale, duhet të jetë maksimale. Kompani që vijnë nga parajsat fiskale për koncesione në Shqipëri duhet të ndalen. Ministri thotë se nuk ka ligj për këtë gjë.
Sa është kjo listë? Sa kompani off-shore kanë marrë para nga fondet publike?
Ministri i Ekonomisë do paraqesë pranë komisionit një informacion shterues për kompanitë. Bankers është një prej tyre, Steram Oil, kjo e markimit të karburanteve gjithashtu. Ka kompani që kanë ndryshuar pronar pas marrjes së koncesionit në Shqipëri. P.sh, kompania që ka marrë kontratën për skanimin e kontenierëve u shpall me origjinë nga SHBA. Gjatë fillimit të procesit të punës, rezultoi që kompnmia kishte shitur 49% të aksioneve me një shumë qesharake, një individi që më rezulton edhe me biznese të tjera në Shqipëri. Për këtë arsye, unë kërkoj atë informacion se çfarë po ndodh me këto. Dhe natyrisht, ne kemi dijeninë e plotë apo të qartë për pronarët e këtyre kontratave. Ka dy lloj koncesionesh, ai i dhënë nga PD, që ka brenda parajsat fiskale dhe lloji tjetër i koncesionit ky i aplikuar këto 4 vite ku kemi qenë bashkë PD-PS-LSI, ku qytetarët nuk ngarkohen te koncesionari, por në këtë formë, ku është buxheti që paguan koncesionarin përmes Partneritetit Publik Privat.
Për leje ndërtimi të dhëna firmave off-shore keni informacione?
Lejet e ndërtimi s'i jep qeveria, por pushteti vendor. Nuk jam i familjarizuar me biznesin e betonit. Kam një qëndrim timin personal kundër histerisë së betonit në këtë vend. Dhe dje në komisionin e Ekonomisë patëm një shkëmbim me Jakajn pikërisht për këtë gjë. Ajo që mua më intereson është që çdo gjë të jetë në dritën e diellit. Nëse bashkitë marrin vendime për një leje ndërtimi, ajo leje duhet të jetë publike dhe natyrisht edhe pronësia e kompanisë që ka përfituar këtë leje, të jetë në dritë të diellit. Të dimë cilat janë kompanitë që përfitojnë benefice nga pushteti vendor e qendror, të dimë detyrimet fiskale të këtyre kompanive të shlyera ose jo./Report tv



