DASH shpall non grata kryetarin e Strugës, Ramiz Merko/ Partitë shqiptare: Të jap dorëheqje!

DASH shpall non grata kryetarin e Strugës, Ramiz Merko/ Partitë shqiptare: Të jap dorëheqje!

Departament amerikan i Shtetit shpalli non grata Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut. Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka përvetësuar fonde në mënyrë të paligjshme dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut. Veprimi i sotëm thuhet më tej në njoftim dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit. Sipas njoftimit nuk do t'i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara edhe bashkëshortes së Ramiz Merkos, Shpresa Merko, si dhe tre fëmijëve të tyre në moshë të rritur, Gencit, Nazmijes dhe Drenushës. Ky përcaktim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre përfundon njoftimi i Departamentit amerikan të Shtetit. Aleanca për Shqiptarët e ka mirëpritur shpalljen “non grata” të Ramiz Merkos nga SHBA-të dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit. Nga ASH thonë se ky përcaktim i sotëm është një sinjal që ka potencialin për të rikthyer shpresën në Maqedoninë e Veriut. Nga sot, SHBA-të dëshmuan se askush nuk është i paprekshëm. Nga ana tjetër Lëvizja BESA tha se ka paralajmëruar që një kohë të gjatë, se kjo Qeveri nuk është asgjë më shumë përveç se një Qeveri e krimit dhe korrupsionit dhe kjo u vërtetua edhe nga partneri jonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Vënia në listë të zezë e kreut të Strugës Ramiz Merko, është shembulli tipik i funksionarit të BDI-së, të udhëhequr nga Artani dhe Aliu. Besojmë fuqishëm se ky është vetëm fillimi i demaskimit të korrupsionit dhe funksionarëve të inkriminuar të BDI-së. Kërkojmë nga kreu i Strugës Merko, që të jep dorëheqje një ditë e më parë, dhe me këtë, të liroj popullatën e Strugës, dhe Strugën e cila, nga keqfunksionimi, nga një qytet i kulturës dhe artit, është shndërruar në qytet pa prespektivë dhe pa asnjë shpresë për rininë Strugane. E që kjo e keqe të jetë edhe më e madhe, pikërisht kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe megafoni i tij Osmani, javë më parë dolën me qëndrimin për veting që për një kohë të gjatë e kërkojnë me këmbëngulje” thuhet në reagimin e Lëvizjes “Besa”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy