Meksi tregon përgjigjen e Bardhit për Elezin: Nuk je përjashtuar, por nuk je miratuar

Meksi tregon përgjigjen e Bardhit për Elezin: Nuk je përjashtuar, por nuk je miratuar

“Arsyeja se përse u përjashtua nuk jepet, nuk kemi asnjë vendim të përjashtimit. Kemi vetëm një kthim përgjigje nga Gazmend Bardhi që thotë ti nuk je përjashtuar nga gara por thjeshtë nuk je miratuar”. Kështu deklaroi në studion e lajmeve të MCN TV, avokati Redon Meksi teksa fliste për arsyet e përjashtimit nga gara të ish-kreut të PD në Kukës, Ibsen Elezi.

Siç u shpreh ai përjashtimi i Elezit është bërë me 23 vota pro nga kryesia, vendim i cili sipas avokatit nuk është në kompetencat e kryesisë.

“Arsyeja se përse u përjashtua nuk jepet, nuk kemi asnjë vendim të përjashtimit. Kemi vetëm një kthim përgjigje nga Gazmend Bardhi që thotë ti nuk je përjashtuar nga gara por thjeshtë nuk je miratuar. Që do të thotë se 23 persona nga kryesia kanë votuar kundër. Por nëse hapim statutin e 2018-ës edhe pse që zgjedhjet të quhen të ligjshme sot duhet të vlejë ai i 2005-ës ose të regjistrohet statute i 2018-ës. Edhe nëse do ishte i regjistruar kryesia nuk e ka kompetencën për të vendosur për kandidatët për kryetar partie, kryesia vendos për kandidatët për kryetar dege, për kandidatët për deputetë dhe kandidatët për kryetar bashkie”, tha Meksi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy