Venecia/ PD dhe LSI i përgjigjen Ballës: Ishte vetë “Rilindja” që e kërkoi

Venecia/ PD dhe LSI i përgjigjen Ballës: Ishte vetë “Rilindja” që e kërkoi

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë reaguar pas komenteve të Taulant Ballës, lidhur me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Petrit Vasili tha se Venecia ka folur qartë dhe pa ekuivok, qoftë në çështjen e Gjykatës Kushtetuese, qoftë në ligjin e antishpifjes.

Duke theksuar më tej se Venecia foli në favor të veprimeve të Presidentit, Vasili kujtoi se ishte pikërisht mazhoranca e cila thotë tashmë se vendimet i takojnë institucioneve shqiptare, ajo që iu drejtua Komisionit.

Ishte vetë ‘Rilindja’ që e kërkoi Venecian, fshehu dhe informacionet që të mainuplonte një opinion evaziv e të dyshimtë. Venecia qe e qartë, pas ansjë ekuivok dhe e prerë”, tha Vasili.

Ndërkohë, Zv.kryetari i PD Edmond Spaho tha se kur Partia Socialiste mori pushtetin ishin vetëm 3 kushte për integrimin, ndërkohë që tashmë janë 15.

Opinionet e fundit të Venecias provuan se 15 kushtet e integrimit nuk janë për Shqipërinë por të Edi Ramës. Censura dhe Gjykata Kushtetuese janë pjesë e 15 kushteteve. Është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë për zgjedhjet e ardhshme. Me vendimin e vet, Venecia faktoi synimin e Ramës për të kapur cdo organ të drejtësisë duke i grabitur Presidentit të drejtën kushtetuese”, tha Spaho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy