Kapri: Me kartonët e kuq e latë Shehajn jashtë Kuvendit për tre muaj, ky nuk është parlamentarizëm, por patetizëm banal

Kapri: Me kartonët e kuq e latë Shehajn jashtë Kuvendit për tre muaj, ky nuk është parlamentarizëm, por patetizëm banal

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e cila po zhvillohet në mungesë të opozitës, që ka bojkotuar pjesëmarrjen në sallë.

 

Që në nisje të seancës, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, akuzoi mazhorancën se, përmes votës së kartonëve, ka përjashtuar nga punimet e Kuvendit atë dhe kreun e kësaj force politike, Agron Shehaj, për një periudhë totale prej tre muajsh.

 

Kthehem në sallë pas 20 ditësh përjashtim, pa kërkuar të diskutoj pse u përjashtova. 

Më e rënda është se Kuvendi, me dhunën e kartonëve të kuq, ka përjashtuar edhe Shehajn për 30 ditë të tjera.

 

 Në total, kreu i një partie politike ka munguar për tre muaj, pra një të tretën e kohës. 

Nëse mendoni se ky është parlamentarizëm, atëherë është patetizëm.

 

Sot qytetarët janë në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit. Mendoni se jeni pronarë të Shqipërisë dhe e keni kthyer vendin në këtë derexhe.

 

Kapri poashtu kritikoj mënyrën e anulimit të kërkesës së tyre për interpelancë. 

 

Sapo u informova se kërkesat tona për interpelanca janë anuluar. 

 

Si mund t'i ndaloni deputetët të flasin dhe të shkelni Kushtetutën në këtë pikë? Ky nuk është as Parlament dhe as parlamentarizëm.

 

Kuvendi është blinduar nga policia, edhe pse nuk ka asnjë protestues, sepse ju trembeni nga vezët. U trembët ju. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy