Borrell nga Brukseli: Ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE-së për t’u ulur me Kurtin e Vuçiçin

Borrell nga Brukseli: Ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE-së për t’u ulur me Kurtin e Vuçiçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përfunduan takimet e parapara me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të BE-së në Bruksel, por nuk ka ende informacione për rrjedhën e tyre.

Ata u pritën veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell,  tha se u vonua për të marrë pjesë  samitin e Këshillit Evropian për shkak të takimeve që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Borrell po ashtu deklaroi  se puna po vazhdon, ndërsa paralajmëroi takime të tjera,

Erdha vonë sepse erdha prej një takimi tjetër me Kosovën dhe Serbinë…Kur jemi te Kosova dhe Serbia – puna po vazhdon dhe ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE-së dhe të provojmë të ulemi sërish me të dy liderët për të provuar nëse ne mund të gjejmë një zgjidhje brenda dialogut. S’ka zgjidhje tjetër – ajo shkon përmes dialogut”. 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është deklaruar përmes një cicërime në “X” rreth takimeve ndaraz që liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe BE-së kanë pasur në margjinat e samitit të KE-së me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Michel shkroi pas takimit se “deeskalimi dhe kthimi në normalizim të marrëdhënieve (ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” është gjë thelbësore"

Me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si dhe kolegët nga BE u takuam me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic.

Ndërkohë, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se dy udhëheqësve u është kërkuar të bëjnë hapa përpara “në zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve të arritura në muajt dhe vitet e fundit”.

BE-ja nën kujdesin e SHBA-ve ka prezantuar një plan-propozim të ri për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit (Ohër, 18 mars), ndërsa Qeveria e Kosovës ka dhënë pëlqimin e saj për planin perëndimor dhe ka pranuar të jetë kornizë për negociatat e mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy