Vetëm 15 ditë në detyrë, jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit Taulant Muka (VIDEO)

Vetëm 15 ditë në detyrë, jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit Taulant Muka (VIDEO)

Vetëm pak kohë nga marrja e detyrës, jep dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Muka.

Ai u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, në të cilën zëvendësoi Ervin Demon, ndërsa dorëheqja i është dorëzuar ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, me motivacionin e pamundësisë për të ndryshuar sistemin arsimor nga brenda.

"Për arsye etike, morale dhe profesionale dhe të papajtueshmërisë që unë kam me modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.", thuhet ndër të tjera në motivacionin e Taulant Mukës.

Taulant Muka u emërua zëvendësministër në datën 31 tetor me një vendim të Këshillit të Ministrave, pas dorëheqjes së Ervin Demo i cili u akuzua për plagjiaturë.

Muka denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011. 

Akuzat publike bënë që Demo të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit më 19 tetor të këtij viti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy