Kryeministri Edi Rama ka gjetur pak kohë që të replikojë me komentuesit në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili mes kritikave thekson se meqë kreu i qeverisë dhe lideri i opozitës i kanë lënë kohë njëri-tjetrit 48 orë për reflektim, atëherë sipas tij le të përfitojë Ilir Meta.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryeministrit Rama, i cili i përgjigjet duke shtuar se: “Andon, nuk e kuptoj ku e sheh shenjen e barazimit ti apo me kollaj kështu thuaj, te gjithë janë njësoj dhe s’ke nevoje fare te mendosh.




