Avokati Erlis Çela tha në studion e lajmeve të MCN Tv se ka një ‘non sense’ tek akuzat e pretenduara nga ana e policisë në lidhje me veprat e kryera nga protestuesit.
Sipas Çelës, me shumë gjasa protestuesit do të lirohen dhe arrestimet do të shpallen të paligjshme.
Ajo që vëmë re është ngritja e akuzave, ose akuzat e pretenduara nga ana e policisë në lidhje me veprat e kryera. Ka një non sense në momentin që zhvillohet një protestë nuk ka më nevojë për leje. Duke qenë se është e drejtë kushtetuese mjafton që një grup të bëjnë njoftimet pranë Policisë së Shtetit që do të zhvillohet dhe bëhet që Policia të marrë masa për mbarëvajtjes. Kur shohim akuza si bllokim i qarkullimit apo prishje e qetësisë publike bie në kundërshtim me protestën.
Përgjegjësia penale është individuale. Do na duhet për secilin të shohim akuzat dhe provat ku janë bazuar akuzat. Në masën më të madhe të gjithë protestuesit do të lirohen dhe arrestimet do të shpallet të paligjshme. Procedim nuk do të ketë. Bazuar në pamjet filmike mundet që për protestues të caktuar, të klasifikon tek vepra penale prishje e pronës publike.



