Sekretari Organizativ i PD-së së Rithemelimit Klevis Balliu i konsideroi si boshe takimet e prokurorëve të SPAK me gazetarët, për sa kohë një gazetar si Elton Qyno, mbahet sipas tij “peng” për 14 orë. Balliu tha se në Shqipëri ka gazetarë me shumë fuqi, që janë edhe pronarë mediash, që sipas tij kanë vendosur edhe emra ministrash. Balliu foli për njerëz që paguhen për t’u hequr si gazetarë.
Këto takimet e SPAK-ut me gazetarët janë boshe. Se këtej i takojnë për transparencë, dhe këtej i marrin peng për 14 orë. Një nga këta tre e ka dhënë atë. Të garantoj që asnjë nga këta të tre s’do merret peng 14 orë. Flasin për arrestime, është arrestuar Koka dhe Bllako, të dy janë të LSI-së. Nga PS kush është arrestuar? Se inceneratori ka qenë një projekt 6 vjet. Çfarë është konsfiskuar atje? Mirë që paguajmë, po ku shkojnë paratë?! Se incnenerator nuk ka. Japim për plehrat 80 mijë euro në ditë. Marrim sterilizimin, a ka ndaluar sterilizimi?! Çfarë po hetojnë këta?! Ose është aferë korruptive dhe të ndalohet afera, ose mos i arresto! Pse jemi ne në këtë situatë? Këtu duhet të krijohet propaganda që këtu ka ndryshim në drejtësi. Ndryshim ka, por nuk është për më mirë, por më keq. Nuk e lidh me fatin e Berishës, nuk është puna se po arrestohet një person. Problemi është se çfarë goditet me arrestimin e Berishës, kush dëmtohet? Opozita. Sulmi që i bëhet opozitës ka një qëllim, mbajtjen e narko-sistemit.
Thatë që asnjë s’duhet të jetë mbi ligjin. Po Dumani duhet të jetë mbi ligjin?! Këta prokurorët e tjerë do jenë? Pse? Janë pronarët këta! Më bëri përshtypje mungesa e reagimit. Këtu ka gazetarë me shumë fuqi. Këtu ka edhe gazetarë që kanë vendosur edhe ministra, që janë pronarë mediash sot, pronarë portalesh. Por kur mediat mbahen me lekë të vjedhura, këta s’janë më në shërbim të gazetarisë. Përjashto z.Kikia dhe disa të tjerë që kanë reaguar. Të tjerë s’kanë reaguar. Kur nuk reagojnë për kolegun e tyre, me çfarë morali ti thua mbroj interesin publik?! Një nga profesionet më të mirëpaguara sot, është që të hiqesh si gazetar edhe të paguhesh. Ke gazetaruc që s’kanë dhënë një lajm për Qynon. Është kompromentuar profesioni, është kompromentuar fjala. Këtu çdo gjë bëhet me pagesë. Shiko sa flitet për opozitën. Asnjë emision s’ka në prime time për vjedhjet e qeverisë”.



