President i ri i vendit Ilir Meta, nesër zgjidhet kryetari dhe zëvendëskryetari i LSI-së

President i ri i vendit Ilir Meta, nesër zgjidhet kryetari dhe zëvendëskryetari i LSI-së

Pas një vendimi të marrë pak ditë më panë nga mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, nesër, në orën 16:30, do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI­-së për të zgjedhur Kryetarin e ri të partisë.

“Pas vendimit të marrë nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nesër, datë 3 maj 2017, ora 16:30, do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-­së për të zgjedhur Kryetarin e ri të partisë.

Konventën do ta hapë Ministrja për Integrimin Evropian, Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës.

Konventën e LSI­-së do ta përshëndes edhe Kryetari Kuvendit z. Ilir Meta pas fjalës së hapjes nga znj. Gjosha.

Në konventë do të mbajnë fjalë përshëndetës edhe Zëvendëskryetari i LSI­së, Petrit Vasili, Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI­-së, znj. Monika Kryemadhi etj.

Konventa pritet të shqyrtojë nesër dy propozimet e Komitetit Drejtues Kombëtar për zgjedhjen e Petrit Vasilit si Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe znj.

Monika Kryemadhi si zëvendëskryetare të LSIsë. Aktiviteti zhvillohet tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi” me regji qendrore.

Ftohet media të jetë e pranishme”, citohet në njoftimin e LSI-­së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy