Gazetari Mariglen Kume thotë se me skandalin e AKSHI-t u pa që gara ka vdekur dhe se çdo tender është i paracaktuar.
Nga studio e “MCN Informacion” ai deklaroi se punë e SPAK do të jetë e paplotë, nëse hetimi për AKSHI-n nuk shtrihet në institucione të tjera.
Nga ana tjetër ai shtoi se përballë kësaj qeverisje që është në pushtet mungon një alternativë e re.
Dakord u rrëzua kjo qeverisje, kush do vij, a kemi një alternativë të re? Partitë e reja kishin të njëjtën mendësi si partitë e vjetra. Kjo vrau shpresën. Arritën si shumë rrallë paritë e reja të fusnin këmbët në parlament dhe pasi u futën treguan se ishin shumë të vegjël në mendësi dhe shumë të vjetër.
Skenari i PD që aspiron ta çojë para është të kërkojë qeveri teknike duke shfrytëzuar skandalin e AKSHI-t, duan qeveri teknike edhe për të bërë reformën territoriale dhe atë zgjedhore që korrikun kanë si afat fundor dhe në 2027 synojnë zgjedhjet dhe për pushtetin vendor dhe ato të parakohshme për pushtetin qendror. Deri më tani duket e vështirë për tu arritur.
Të premten PD ka thirrur një tryezë me aleatët. Dash Shehin ende nuk e kanë ftuar, është një zë i respektuar në opinionin publik. Partia Mundësia e ka refuzuar. Po ashtu dhe Lapaj i cili kërkon të jetë pa logo. Jemi në kushtet ku secili të jetë në llogoret e veta.
Do shohim të premten të njëjtët Fatmir Mediun, Partinë e Lirisë, PBDNJ, aleatët e vjetër. Dhe këtu nuk ndryshon asgjë. Po të kishte përpjekje ndryshe për ta zgjeruar frontin mund të krijohej një frymë.



