Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Kamëz për të shpërndarë legalizime falas. Sapo mori fjalën, para banorëve të Kamzës, Rama e nisi me batuta dhe ironi kundër kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.
“Vetëm një rrugë s’ka me pas Xhelali këtu në Kamëz, rruga “Vettingu” se Vettingu është tmerri i Xhelalit, dhe atyre që janë në çadër. Leja e legalizimit është mundësia që gjithë ato para që janë shpenzuar për shtëpinë të kthehen në një titull. Kur shtëpia regjistrohet në hipotekë ato para nuk janë të vdekura, është kapital më pas që përdoret për të tjera gjëra,” tha ndër të tjera Rama.
Qytetari: Faleminderit shumë zoti kryeministër, dhe fitore në 18 Qershor.
Rama: Rrofsh mos na e përmend fitoren, se ka dhe këtu persona që nuk na e duan. Hajde na nxirrni një nga PD-ja. Po i njoh nga fytyra kur të vijnë.
Qytetari: Të falënderoj zoti kryeministër…
Rama: Ti çfarë ke me mua që me thua yll, yll, ti o nuk ke parë yll. Të ishin yjet si puna ime nuk ndrit asnjë yll në qiell. Thashë ishalla e kanë me Tan Lamen por ky është me keq se unë.



