Bejko: Kandidatët brenda listës së sigurt, të emëruarit e kryetarëve

Bejko: Kandidatët brenda listës së sigurt, të emëruarit e kryetarëve

Analisti Roland Bejko thotë se do të donte që Partia Demokratike të ishte konkurruese dhe pretendente për pushtet.

Ai deklaroi për MCN Live se kur je në kushte që ke një opozitë që ndeshet me një rival për herë të katërt dhe nuk ndryshon pozicionin nuk të bën optimist por të zhyt në një pesimizëm të thellë.

Sipas tij, kur Sali Berisha u kthyer për të marrë Partinë Demokratike dha premtime të bujshme dhe iu tha demokratëve ata që mendojnë demokratët listën për deputet do të vendosë kryetari.

Bejko shtoi se të gjithë ata që do jenë brenda listës së sigurtë, do jenë të emëruarit e kryetarëve.

Primaret ishin premtimi i parë i pa mbajtur. Nuk mund t’ua lësh demokratëve të nxjerrin ata të parin, mungon dhe kultura demokratike.

Premtimi tjetër i bujshëm ka qenë duke thënë se nuk do i nxjerrim kandidatët ditën e fundit dhe orën e fundit siç i bëri Lul Brava, por gjashtë muaj më parë, në mënyrë që t’iu japim deputetëve mundësi të punojnë me rrjetin e tyre.

Premtoi rrotacionin e elitave, por unë nuk shoh që ti mbaj këto premtime.

Ai bëri premtime pa fre për tu rikthyer në krye të PD, por ditën që mori PD Berisha u kthye prapë te berishizmi pasi nuk do që të heqë dorë nga marrja e PD dhe konsolidimi i pozitave të tij në PD.

Se në Shqipëri pushteti humbet nuk fitohet dhe Edi Ramës i ka ardhur koha që ta humbë pushtetin.

Edi Rama po të kishte një opozitë të mirë përballë mund të rrëzohej, por nuk rrëzohet se ka Berishën përballë.

Berisha ka qëllim të mbajë PD dhe rrethanat i kanë ardhur në formë të tillë që po të donte të punonte pak kohë më parë, i ka të gjitha kushtet.

Berisha asnjë nga këto rrethana nuk e shfrytëzon, ka filluar ndryshon pak retorikën e tij.

Me kë do ta bësh Shqipërinë e madhërishme, me ata njerëz që ka pasur edhe para 30 vitesh?

Dha idenë sikur bëri një koalicion të madh, por në fakt nuk e bëri. Se djathta do të dalë me 5-6 faktorë të djathtë politikë, të cilët kanë më shumë vota se gjithë këto partitë së bashku.

Edi Rama po vendos jashtë listës të fortët dhe brenda listës së sigurtë vendos figrantë, se ai figurantë do, të gjithë ata që do jenë brenda listës, do jenë të emëruarit e kryetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy