Fevziu: Problemi i Tiranës nuk janë kullat, por ndërtimet pa leje

Fevziu: Problemi i Tiranës nuk janë kullat, por ndërtimet pa leje

Blendi Fevziu në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur edhe për kullat dhe ndërtimet në Tiranë ku u shpreh se nuk janë ato një problem për kryeqytetin edhe pse pranoi se nëpërmjet tyre pastrohen paratë e krimit.

Sipas moderatorit, problemi kryesor i Tiranës janë ndërtimet pa leje, duke filluar nga zënia e hapësirave midis pallateve të kohës së diktaturës.

Unë mendoj se qytetin e dëmtojnë ndërtimet pa leje në çdo cep dhe jo kullat. Mendoj se 15 kulla në Tiranë nuk janë ndërtim i keq. A ke parë mijëra shtëpi që janë bërë ndërtim pa leje? A ke shëtitur mes pallateve të komunizmit, e ke parë që janë zënë me ndërtime? Janë zënë të gjitha. Pesë kulla i ka çdo vend. Masakra urbane që ka Tirana, është masakra e secilit atje ku banon.  

Ke dyert e pallateve të vjetra të mbyllura me hekura. Kulla e stadiumit, duam apo nuk duam, që unë kam qenë kundër, nuk mund të thuash që nuk është e bukur si kullë. Po të jetë më shumë seç kam bërë unë për të ruajtur pjesën historike të Tiranës… Duhet të shpalleshin zona historike dhe të ruheshin. Prishja e Teatrit Kombëtar për mua është gabim. Edhe Teatri i ri është gabim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy