Basha: Berisha dhe Meta nuk kanë luftë me drejtësinë (VIDEO)

Basha: Berisha dhe Meta nuk kanë luftë me drejtësinë (VIDEO)

Drejtuesi i departamentit të sigurisë në Partinë e Lirisë, Faik Basha e cilëson të drejtë vendimin e dhënë ditën e sotme nga GJKKO për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për kryedemokratin Sali Berisha.

Ai deklaroi për MCN Live se institucionet nuk duhet të përdoren politikisht, duke thënë se Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk kanë luftë me drejtësinë, por me elementë brenda saj.

Koha po jep të drejtë që është masakruar sistemi i drejtësisë, nën moton për të garantuar drejtësi të pavarur.

Kemi parë shkallë pas shkalle se si kanë dhënë vendime antikushtetuese.

Marrja me urgjencë në shqyrtim nga Strasburgu dhe ardhja në pushtet e Trump, do të ketë ndikim.

Koha po na jep të drejtë se institucionet e drejtësisë janë totalisht të kapura, ka elementë që do të tërhiqen.

Një pjesë e tyre janë totalisht të varur dhe kanë bërë lojëra politike, si me kreun e PD dhe me liderin e Partisë së Lirisë. Partia Demokratike, Berisha dhe Meta, nuk kanë luftë me drejtësinë.

Por me elementë që janë brenda sistemit të drejtësisë dhe po shërbejnë si çekan për Partinë Socialiste dhe në dorën e Edi Ramës, njerëzit guximtarë triumfojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy