Sejamini: Njerëzit në PD ndjekin vetëm udhëheqësit. Nuk e kanë mendësinë e zhvillimit demokratik

Sejamini: Njerëzit në PD ndjekin vetëm udhëheqësit. Nuk e kanë mendësinë e zhvillimit demokratik

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV, në analizën e tij, u ndal edhe në fushën e ndikimit politik të PD-së.

 

Drupal Ad

 

 

 

Në këtë kuadër, ai shprehu faktin se njerëzit në këtë parti e kanë dëshmuar nder vite se ndjekin vetëm udhëheqësin dhe se nuk e kanë mendësinë e zhvillimit demokratik, me këtë edhe të ndryshimit të elitave.

Problemi i PD u shfaq në prill të 2021, ku PD humbi zgjedhjet dhe rizgjodhi Bashën në zgjedhjet në krye të saj.

Pra, ishte e gatshme që megjithëse me një udhëheqës kishte humbur dy herë zgjedhjet e përgjithshme dhe disa herë zgjedhjet lokale dhe kishte humbur shumë beteja politike dhe kishte bërë shumë gabime politike dhe ishte e gatshme të kishte po këtë udhëheqës.

Kjo dëshmon që anëtarët e PD-së, nuk e kanë mendësinë e zhvillimit demokratik, nuk e kanë mendësinë e konkurrencës, nuk e kanë mendësinë e ndryshimit të elitave, e ecjes përpara dhe që kur dikujt i jepet mundësia, e kur nuk të çon aty ku duhet të hapi rrugë të vijë dikush tjetër.

Ata janë njerëz që vetëm i vijnë nga pas udhëheqësit, ishte zoti, Berisha, më pas u duk që Basha. Po flasim për një parti që edhe në mendësinë e organizimit të vet, nuk ka tipare demokratike.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy