Berisha: Regjimin e largon mosbindja civile. Avantazh i madh për ne fitorja e Trump-it 

Berisha: Regjimin e largon mosbindja civile. Avantazh i madh për ne fitorja e Trump-it 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se "regjimin e Edi Ramës" e largon mosbindja civile e shqiptarëve.

Kryedemokrati e konsideroi një avantazh të madh për opozitën shqiptare fitoren Donald Trump si President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Drupal Ad

Por këto nuk e largojnë regjimin, regjimin e largon mosbindja civile e shqiptarëve. Avantazh është pa diskutim goditja fatale që mori në SHBA nga fitorja e Donald Trump, Xhorxh Soros dhe perandoria e tij e të keqes. Miliarderi që përdorte çdo qindarkë për agjendë politike çnjerëzore.  Në disa aspekte, Xhorxh Soros tejkaloi Marksin. Nuk kam lexuar që të thoshte Marksi se internacionale do jetë bota e re pa gjini. Kurse Soros vendosi në agjendë identitetin njerëzor. vendosi në agjendën e fuqisë më të madhe të botës. Dilte ajo e thoshte se të gjithë emigrantëve ilegalë do ua paguaj operacionin për ndryshimin e gjinisë Këto shpresojmë të jenë arkivuar.
 

Por këto nuk duhet të na dekurajojnë ne, përkundrazi duhet të na bëjnë të luftojmë më shumë me vetëdijen se ky është mision dhe nuk ka asgjë më të madhe që mund të bëjë një njeri se sa të luftojë për një mision të drejtë, se sa të mbrojë ato të vërteta që beson. Prandaj ju ftoj që të bëjmë gjithçka për shpëtimin e Shqipërisë nga kjo narkodiktaturë dhe u garantoj se PD, së bashku me ju, do u japë përgjigjen më të merituar dhe në mënyrën më të vendosur, problematikave të mëdha, dhe në disa aspekte dhe të tmerrshme, se të përzësh nga vendi nga viti 2014 deri në vitin 2022, 1 milionë shqiptarë vetëm në hapësirën e Shengenit, kjo është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhë një vendi. Por kombet kanë një energji pozitive të brendshme, e cila në qoftë se arrihet të shfrytëzohet, shndërrohet në forcë jetike për ta. Ndaj dhe të bëjmë çdo gjë për t’i dhënë përgjigje këtij regjimi. Kam bindjen më të madhe se këto probleme do madhin zgjidhjen e merituar në qeverisjen e ardhshme, në të cilën zërat tuaj do jenë zëra që do pasqyrohen dhe dëgjohen plotësisht”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy