Basha tregon pse e la jashtë zyrës ambasadoren Vlahutin gjatë takimit me Fleckenstein

Basha tregon pse e la jashtë zyrës ambasadoren Vlahutin gjatë takimit me Fleckenstein

Dy ditë më parë, gjatë takimit të Lulzim Bashës me eurodeputetin Knut Fleckenstein, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin u la jashtë zyrës së kryetarit të PD, e cila po shoqëronte eurodeputetin.

Kryedemokrati Basha shpjegoi përse Vlahutin u la jashtë zyrës së tij dhe nuk ishte e pranishme gjatë bisedës Basha-Fleckenstein.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, Basha tha se takimi ishte parashikuar që i pranishëm në takim me të, të ishte vetëm Fleckenstein.

“Kështu ishte parashikuar takimi. Nuk është puna ime të merrem me ambasadorët. Ambasadorët kanë punën e tyre, unë kam punën time”, u shpreh Lulzim Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy