Scholz-Kovaçevskit në Shkup: Do angazhohem personalisht që MV të nisë bisedimet për anëtarësim

Scholz-Kovaçevskit në Shkup: Do angazhohem personalisht që MV të nisë bisedimet për anëtarësim

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë vizitës së tij sot në Shkup të Maqedonisë së veriut, garantoi mbështetjen dhe angazhimin e Gjermanisë ndaj MV për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Olaf Scholz ishte i pranishëm në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Negociatat për anëtarësimin duhet të fillojnë dhe unë do të advokoj për këtë. Unë inkurajoj Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë angazhimin e saj në rrugën e reformave.

Ballkani Perëndimor, sipas tij, ka një rëndësi strategjike për Gjermaninë.

Kancelari gjermane shprehu përkushtimin për anëtarësimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Scholz theksoi se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Unë do të angazhohem për pranimin e rajonit në Bashkimin Europian. Gjermania është tejet serioze me procesin eurointegrues të shteteve të rajonit e në veçanti kjo vlen për Maqedoninë e Veriut. BE ka dhënë premtim RMV-së ndërsa Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave.

Kancelari gjerman theksoi se është i kënaqur me forcën politike që, siç tha ai, bëri të mundur arritjen e marrëveshjes me Greqinë.

Maqedonia e Veriut, sipas tij, i ka përmbushur të gjitha parakushtet dhe theksoi se ai personalisht do të përpiqet për hapin e ardhshëm.

Bisedimet për anëtarësim duhet të fillojnë, dhe unë personalisht do të angazhohem në këtë drejtim. E inkurajoj Maqedoninë e Veriut të vazhdojë rrugën e reformave cilësore

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski ka thënë se Gjermania vazhdon të mbetet një nga mbështetësit kryesorë në procesin eurointegrues të vendit, duke përfshirë Procesin e Berlinit, si një mekanizëm për realizimin e rekomandimeve të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy