Balla i “shtrin dorën” opozitës: Le të punojmë së bashku në shtator për vijimin e Reformës Zgjedhore (VIDEO)

Balla i “shtrin dorën” opozitës: Le të punojmë së bashku në shtator për vijimin e Reformës Zgjedhore (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ftoi opozitën që të bashkëpunojë me mazhorancën në Parlamentin e ri.

 Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se reforma zgjedhore ka mbetur në mes dhe prandaj shumica dhe pakica duhet të ulen bashkë.

Balla tha se në fillim të legjislaturës së re të fillojë puna për ngritjen e një komisioni të Posaçëm për vijimin e Reformës Zgjedhore dhe t’i jepet një zgjidhje votës së emigrantëve.

 “Është në dinjitetin politik të secilëve garues që jo vetëm të njohin rezultatin, por në shtator të punojmë së bashku për vijimin e Reformës Zgjedhore të lënë në mes. Koha kur në Shqipëri votat e shqiptarëve numëroheshin nga numërues politikë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Është një hap që duhet ta hedhim. Besoj se edhe PD e LSI, ku unë besoj se do të ketë vetëm një grup parlamentar të opozitës në shtator, të fillojmë menjëherë punën për një komision të posaçëm për vijimin e Reformës Zgjedhore. Sa i përket votës së emigrantëve, ne e kemi votuar, i kemi hapur çelësat, KQZ filloi punën përgatitore, PD kërkoi kohë disa herë për të kthyer përgjigje dhe në fund nuk ktheu kurrë asnjë përgjigje. Kush ka dyshime se PS ka pasur interesa për të penguar votën e emigrantëve, le të shkojë në arkivat e KQZ-së dhe të shohë se kjo që thashë unë është e vërtetë. Ne kemi kohë para që të garantojmë që në 2025 çdo qytetar shqiptar që jeton jashtë vendit të ketë mundësi të votojë.’- tha Balla.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy