
Opozita përmes protestave në vend kërkon edhe qeveri teknike me rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, tha se opozita do të bëjnë luftë më çdo mjet.

Sipas tij, do të provohen të gjitha format e luftës politike dhe se po studiohen të gjitha variantet e radikalizmit.
Në duhet të fokusohemi dhe të protestojmë të organizojmë çdo lloj presioni, qoftë edhe sensibilizimi që kemi nisur edhe me ndërkombëtarët që të detyrojnë që Shqipëria të mos shkojë në zgjedhje me atë.
Ne do bëjmë luftë me çdo mjet. Të gjitha format e luftës politike, ne në zgjedhje do hyjmë.
Rruga radikale do radikalizëm, dhe ne po e studiojmë çdo variant radikalizmi jemi gjithë kohës në tentativë për të radikalizuar situatën. Gjëja e parë që po bëhet, po vrasim frikën.



