Ruçi priti Koordinatoren e re të OKB-së: Inkurajojmë nismën e OKB-së mbi mbështetjen e Ballkanit Perëndimor

Ruçi priti Koordinatoren e re të OKB-së: Inkurajojmë nismën e OKB-së mbi mbështetjen e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Koordinatoren e re të Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, me rastin e fillimit të detyrës së saj në Tiranë.

Ruçi shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e mëtejshëm midis Shqipërisë dhe OKB-së si edhe gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe vlerësoi mbështetjen e institucioneve shqiptare dhe shtresave më të prekshme të popullsisë, për të luftuar COVID-19.

“Shqipëria vlerëson përkrahjen e OKB-së për progresin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri. Shqipëria miratoi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, së bashku me të gjitha shtetet e tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara, në shtator të vitit 2015. Me krijimin e Fondit të Përshpejtimit të këtyre Objektivave, që nënvizon partneritetin e Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kombeve të Bashkuara, po kontribuohet në përshpejtimin e realizimit të tyre. Kuvendi ka miratuar një rezolutë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm në Shqipëri, në dhjetor 2017.  Në shkurt 2020 Kuvendi ngriti nënkomisionin “Për zhvillim të qëndrueshëm”, i cili funksionon në përbërje të Komisionit të përhershëm Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Shqipëria inkurajon nismën e fundit të OKB-së mbi “Mbështetjen e Dialogut, Ndërtimin e Besimit dhe Pajtimin në Ballkanin Perëndimor”. Filozofia e nismës së OKB-së është e lavdërueshme dhe shkon me frymën e zgjidhjes së çështjeve rajonale, të së kaluarës dhe të tashmes, përmes dialogut. Të gjithë duhet të përpiqemi ta bëjmë atë të suksesshëm.”, nënvizoi Ruçi.

Nga ana e saj koordinatorja e re e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, falenderoi Kryetarin e Kuvendit për angazhimin institucional dhe personal si edhe rolin e tij konstruktiv në hartimin e legjislacionit shqiptar si edhe bashkëpunimin me organizatat e sistemit të OKB-së.

Ajo shprehu vlerësimin që reforma zgjedhore, përveç çështjeve të tjera, ka arritur të garantojë edhe barazinë gjinore në përfaqësimin në Kuvendin e Shqipërisë dhe vuri në dukje punën e lavdërueshme të Kuvendit dhe të kryetarit Ruçi për ratifikimin e konventave ndërkombëtare dhe hartimin e legjislacionit në mbështetje të të drejtave të njeriut, fëmijëve, refugjatëve dhe azilkërkuesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy