Akuzat e PD për manipulim zgjedhjesh, Matlija: Shansi që mund ta pezullonte procesin zgjedhor

Akuzat e PD për manipulim zgjedhjesh, Matlija: Shansi që mund ta pezullonte procesin zgjedhor

Avokati Dorian Matlija deklaroi sot përmes emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV se i vetmi shans që mund të pezullonte procesin zgjedhor, për të cilin PD pretendon se është i manipuluar, do të ishte një numër marrëveshjesh pafajësie mes të pandehurit dhe prokurorisë.

Ai shtoi më tej se procesi zgjedhor nuk mund të mbetet peng i gjykimit penal ndërkohë që shtoi se PD ka bërë thjeshtë kallëzime të cilat nuk mund të ndryshojnë rezultatin.

“Për momentin që flasim këto janë thjeshtë kallëzime, por nuk mund të ndryshojnë rezultatin nëse nuk do të ketë një gjykim të formës së prerë, Që të kemi një ndryshim të rezultatit zgjedhor duhet të kemi parasysh edhe konceptin tjetër që nuk mund të pezullohet procesi zgjedhor sa të presë gjithë gjykimin penal, që mund të zgjasë me vite. Ne kemi dosjet 189 apo 334 që janë bërë legjendë dhe vazhdojnë akoma edhe sot. Procesi zgjedhor nuk mund të mbetet peng i tyre. Procesi zgjedhor do ecë përpara dhe nuk mund të pezullohet, jo është ajo që duhet të sqarohet që në fillim për blerjen e votave. Përveçse nëse do të kishte marrëveshje pafajësie në moment mes të pandehurit dhe prokurorisë dhe do kishte një numër të tillë marrëveshjesh atëherë do të kishte një shans, por nuk e shikoj të zhvilluar këtë pjesë taktike”, tha Dorian Matlija.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy