
deklaroi se hajduti është në bashki dhe fshihet pas derës së institucionit pasi i vjen turp për krimin e bërë ndaj qytetarëve.
Ai iu drejtua efektivëve të policisë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, duke thënë se në vend të merren me kriminelët, merren me qytetarët.
Ju kërkojnë që të përplaseni me qytetarët që këtë ta ruajnë milionat e eurove të veta.
Po sikur gjithë ky zell që tregon ky shtet ndaj qytetarëve, të tregohej ndaj krimit.
Po sikur gjithë ky zell që tregohet kundër qytetarëve të tregohej ndaj hajdutëve.
Apo të ishim ne kriminelë në parlament, trafikantë në parlament, ne bashki, trafikantë në qeveri. Jo!
Por ju detyrojnë të merreni gjithë ditën me qytetarët që të bëjnë qejf kriminelët, të bëjnë qejf banditët.
Fjala e Balliut u mbajt në protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës lidhur me aferën “5D”, ku në kuadër të hetimeve u arrestuan pesë drejtorë të bashkisë së kryeqytetit dhe opozita kërkon largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.



