Mali i Zi drejt zgjedhjeve të reja/ Presidenti Gjukanoviç propozon shpërndarjen e Kuvendit

Mali i Zi drejt zgjedhjeve të reja/ Presidenti Gjukanoviç propozon shpërndarjen e Kuvendit

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i ka dërguar sot kryetares Danijela Gjuroviç propozimin për “shkurtimin e mandatit” të Kuvendit të Malit të Zi.

Siç raporton vijesti.me, Gjukanoviç thekson se beson se Qeveria e re mund të arrihet vetëm me vendim të qytetarëve në zgjedhje.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka krijuar përshtypjen se ka një shumicë të qartë që do të mund të formonte një Qeveri që do të ofronte zgjidhje për probleme shumë të vështira në nivel financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik.

Siç thuhet më tej, Gjukanoviç, mbrëmë nuk e ka shpallur mandatarin për përbërjen e Qeverisë.

Nuk kam mundur ta pranoj propozimin për t’ia besuar mandatin për përbërjen e Qeverisë zotit Miodrag Lekiq, të cilin zoti Andrija Mandiq ma ka dërguar dje në emër të partive që kanë fituar shumicën e mandateve në zgjedhjet e vitit 2020, sepse unë besoj se nuk janë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme.

Një nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç, dje ka njoftuar se i ka dërguar letër presidentit të vendit me propozimin e liderit të Demos, Miodrag Lekiq për mandatar.

Megjithatë, letra nuk përmbante nënshkrimet e 41 deputetëve, gjë që do të garantonte që Lekiq të ketë shumicën për të formuar qeverinë e re.

Prandaj, në përputhje me kompetencat kushtetuese, siç thotë Gjukanoviç, ka paraqitur propozimin për shpërndarjen e Kuvendit të Malit të Zi.

Qeveria e Dritan Abazoviçit u rrëzua më 20 gusht, pasi parlamenti votoi në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj, që u ndërmor pasi kabineti votoi pro-marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy