PDIU sulmon ashpër Metën: Mbajti qendrim antishqiptar në Athinë

PDIU sulmon ashpër Metën: Mbajti qendrim antishqiptar në Athinë

Ajo deklaratë është anti-shqiptare. Metës i është bërë pyetja direkt, a ekziston Çështja Çame dhe ai thotë të shikohet për të ardhmen. Kjo deklaratë është as mish, as peshk. Çështja Çame është ngritur në Bruksel dhe mos ta ngrejë kryetari i Parlamentit shqiptar, kjo nuk është normale, nuk di çfarë mund të them”, u shpreh Rakipi, i cili ka komentuar edhe deklaratën e Metës se në Shqipëri nuk ka një parti serioze me agjendë nacionaliste.

Ne si parti jemi parti më serioze se sa Meta, sepse kemi një kauzë. Kauza jonë dihet se cila është dhe kauza e Metës dihet se për çfarë është. Ne jemi parti kombëtare. Çështja Çame nuk është çështje e vetëm 5 deputetëve apo e një partie, ajo është një çështje e gjithë shqiptarëve dhe e historisë së Shqipërisë.”

Deputeti i PDIU është mjaft kritik edhe për grupin e kolegëve të tij që shoqëronin Metën në Greqi.

Agjendën e vetë e cakton ai, nuk ia caktoi Greqia. Megjithëse po të shikosh edhe grupin që ka shkuar në Greqi, kuptohet për çfarë mund të flitet. Ka marrë gjithë grekët me vete. Ka marrë 3 grekë me vete dhe asnjë nga pala jonë. Ai shkoi atje dhe duhet të kishte bërë pjesën e vet”, thuhet në reagimin e Rakipit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy