Qeveria e Kosovës heq vizat për të gjithë shtetasit e Ukrainës

Qeveria e Kosovës heq vizat për të gjithë shtetasit e Ukrainës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj sot ka marrë vendim që të gjithë shtetasit e Ukrainës të cilën dëshirojnë të hyjnë në Kosovë, nuk do të kenë nevojë që të pajisen me viza.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se kjo bëhet me qëllim që të solidarizohemi me popullin e Ukrainës.

Me qëllim të solidarizimit me shtetasit ukrainas që po ballafaqohen me agresionin rus propozojmë pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës.

Ndërsa, edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla bëri thirrje që të miratohet ky propozim për shkak të situatës së rëndë në Ukrainë.

Republika e Kosovës me këtë veprim do të rreshtohej përkrahë vendeve të shumta perëndimore të cilat morën veprime të ngjashme.

Sipas saj, ky vendim do të kontribuonte pozitivisht për shtetasit e Ukrainës në hyrjen dhe kalimin e tyre në Kosovë por apo edhe në ndonjë vend tjetër transiti.

Gërvalla, bëri të ditur se kanë parashtruar kërkesë ndaj KFOR-it që të mbyllë hapësirën ajrore të Kosovës për avionët rusë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy