PD i përgjigjet Xhafajt: Beteja do të jetë edhe më e fortë!

PD i përgjigjet Xhafajt: Beteja do të jetë edhe më e fortë!

Pas daljes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt i cili hodhi posht akuzat e opozitës për audio përgjimin, ka reaguar menjëherë Partia Demokratike.

Ka qenë deputeti Ekelejd Alibeaj, i cili u shpreh se Xhafaj ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama, se do të rrëzojë qeverinë. Alibeaj gjeti edhe një ngjashmëri mes ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit edhe atij aktualit, dhe është ajo e kërcënimit të Ramës.

"Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë! Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpunon me djallin për të rrëzuar qeverinë!', tha Alibeaj. 

Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti i PD-së e ka quajtur si kriminale deklaratën e sotme të Xhafajt se opozita vepron për llogari të interesave kriminale. Ndërsa ka shtuar se Xhafaj gënjeu kur tha se atë nuk e prek ligji Antimafia.

"Është gënjeshtër dhe mashtrim përgjigja e tij se nuk është subjekt i ligjit Antimafia! 

Është gënjeshtër dhe mashtrim se ai nuk i pengon hetimet për vëllain trafikant droge nga detyra e Ministrit të Brendshëm! 

Është kriminale akuza e Fatmir Xhafajt se opozita vepron për llogari të interesave kriminale!", tha më tej Alibeaj.

Opozita sipas deputetit demokrat, është i vetmi autoritet në këtë vend që ka denoncuar lidhjet e qeverisë Rama me krimin dhe thotë beteja jonë do të vazhdojë me të njëjtën forcë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy