
Partia Socialiste ka ngritur sot dy komisione për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Përderisa njëri prej komisioneve do të jetë partiak me 4 anëtarë Senida Mesi, Luan Harusha, Arben Pellumbi dhe Musa Ulqini, komisioni tjetër do të jetë qytetar me 13 anëtarë të cilët ende nuk janë përcaktuar.
Ngritja e komisioneve vjen pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës pas akuzave që PD ngriti ndaj tij për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit.
Komisionet do të merren me emërimin e drejtorëve të rinj të qarkut Shkodër.



