
Regjisori Kastriot Çipi duke folur për ngjarjet e vitit 1990, kujtoi se Edi Rama nuk mund të braktiste mbledhjen e themelimit të një partie që e ke pritur gjithë jetën.
Lidhur me arsyen e largimit nga mbledhja ku diskutohej themelimi i Partisë Demokratike, duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, kujtoi një debat mes tij dhe Gramoz Pashkos.
Gramoz Pashko i ka thënë Edi e ke lexuar programin minimal. Edi tha se sapo kam ardhur nga Greqia dhe nuk e kam lexuar.
Gramoz Pashko i tha lexoje pastaj fol, ose krijo partinë tënde. Në këtë moment Rama ka ikur.
Ndërkohë ai e cilësoi Edi Ramën dhe Blendi Gonxhen si “kamionin me rimorkion”, duke shtuar se kur u pyet Gonxhja se ku ishte, u përgjigj “në shtëpi”.
Pas 48 orësh që nuk dihej ku ishte, Rama tha se isha në Greqi se hapa ekspozitë. Edhe me avionin e linjës të vije, donte një javë.
Duhet të fshihte mungesën se dy ditëve rresht, se duhet të ishte në Qytetin Studenti. Edi Rama është zhdukur në Shqipëri kur ka filluar greva e urisë, për heqjen e emrit të Enver Hoxhës.
Unë i kërkoj fotografi, ku e ke ekspozitën e Korfuzit? Ai nuk ka rrezikuar asnjë fije floku për ndryshimin e sistemit.
Rama mungoi edhe në 28 janar në sheshin “Skënderbej”, s’ka dashur të përfshihej në ndryshime. Vetëm trim nuk ka qenë Edi Rama.
Një njeri që fshihet kur nisin protestat, edhe Kadereja ka dalë në janar. E vetmja gjë që ka dashur Edi Rama, ka qenë pushteti.



